CILAT JANE SYZET QE KETE VIT PO BEJNE NAMIN ?
Edhe syzet më të thjeshta mund të kthejnë një pamje të zakonshme në një stil që vlen të fotografohet.
Nga Best Seller në Best Look
Kohët kur syzet optike të bënin “nerd” dhe syzet e diellit “mendjemadh” kanë mbaruar prej kohësh.
Industria e optikës po rritet çdo vit. Teknologjia zhvillohet me ritme të shpejta dhe shoqërohet me probleme me shikimin.
Por kjo s’do të thotë se, për shkak të shëndetit, duhet të heqim dorë nga stili.
Çdo person, i vogël apo i madh në moshë, duhet të ketë të paktën një palë Ray-Ban RB3025. Ky model u frymëzua nga pilotët e para 100 viteve.
Edhe një palë Ray-Ban RB2140, frymëzuar nga linjat e Cadillac-ut të presidentit Kennedy, janë tashmë një ikonë e pavdekshme.
Këto syze janë veshur nga presidentë, aktorë si vëllezërit Belushi apo Tom Cruise, muzikantë si Bob Dylan dhe Madonna.
Mesazhi i tyre është i qartë: “Nuk ma ndjen për mendimin e askujt. I kam parë të gjitha.”
Këto dy modele janë të mjaftueshme për të kaluar lehtësisht nga një stil retro në një pamje moderne.
Nga stil në Super Girl/King
Me kalimin e viteve kuptuam se syzet nuk janë vetëm nevojë për shikimin. Ato janë aksesori më i rëndësishëm i fytyrës, po aq sa një unazë apo varëse.
Këtë vit, kanë bërë namin ndaj s’duhet të mungojnë Prada 17WS apo Versace Biggie.

Biggie u krijuan në fillim të viteve ’90 për reperin Notorious BIG. Askush nuk mendoi se do të riktheheshin pas 30 vitesh, dhe sot janë bërë unisex dhe frymëzojnë marka të tjera.
Për ata që duan më shumë klas, pa humbur trendin, zgjidhja janë syzet pa skelet të Miu Miu dhe Tiffany.
Janë të lehta, të bukura dhe gjithmonë moderne.
Këto modele i shohim sot te Beyoncé, Sabrina Carpenter, Gigi Hadid dhe Hailey Bieber.
Kujdes nga imitimët
Shumë specialistë paralajmërojnë: më mirë të përballosh diellin me një kapele, sesa të mbash syze fallco.
Syzet e rreme nuk kanë mbrojtje UV. Lentet e tyre dëmtojnë retinën ngadalë, por pa kthim.
As syzet optike imitim nuk janë më të sigurta. Plastika e lirë që përdoret shpesh vjen nga mbetje nafte dhe kimikatesh. Në kontakt me lëkurën, ato shkaktojnë irritime dhe alergji.
Zgjidhja është e thjeshtë: zgjidhni gjithmonë optika të autorizuara.
Përfundim
Për të qenë në trend këtë verë, tregu ofron syze për të gjitha shijet.
Ka modele ikonike për adhuruesit e stilit retro dhe dizajne moderne për brezin e ri.
Inovacioni, funksionaliteti dhe bukuria gjenden lehtësisht, mjafton të zgjidhni markën dhe specialistin e duhur.
Për sugjerimet tona, mund të na shkruani në info@iglasses.al apo vizitoni faqen tone ne Instagram https://www.instagram.com/italian_glasses/